“Zbutet” Trump, e quan Zelenksyn “burrë të mirë” – thotë se do të flasë me Putinin t’i japë fund luftës NULL NULL 25.06.2025 17:26 25.06.2025 17:26 Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur “djalë të mirë” homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Këto fjalë i tha para takimit të tyre në samitin e NATO-s në Hagë sot ku do të flasin për “hallet” e këtij të fundit. “Qartazi, do t’i diskutojmë vështirësitë, ai ka vështirësitë e veta”, u është përgjigjur Trumpi mediave për Zelenskyn. “Zelensky është njeri i mirë, do ta takoj atë sot. Nuk e di, por supozoj që do të diskutojmë për Ukrainën”, u ka thënë Trumpi reporterëve. Ai vazhdoi duke thënë se do të flasë me Vladimir Putinin për të “parë nëse mund ta përfundojmë [luftën]”. Ky takim do të jetë i pari midis tyre që nga prilli kur ata kishin folur shkurt në funeralin e Papa Françeskut në Romë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Dy ditë pas armëpushimit me Izraelin, ministri iranian me vizitë zyrtare në Kinë 4 minuta më parë
Kosova Të padukshme në shtetin ku jetojnë: Gratë shqiptare në veri pa dokumente, pa të drejta 21 minuta më parë