Zbuloni ç’bëjnë përqafimet për ju dhe partnerin NULL NULL 28.02.2020 20:00 28.02.2020 20:00 Një përqafim tregon shumë më tepër sesa thjesht simpat ndaj dikujt. Duke përqafuar, nivelet e hormoneve të stresit ulen dhe për më tepër, nëse kolesteroli juaj është në nivele të larta, përqafimet do t’ju ndihmojnë ta normalizoni. Duhet të dini se përqafimet me partnerin tuaj, mund t’ju kthehen në varësi. Kjo gjuhë trupore ju ndihmon të krijoni një lidhje të fortë dhe jetëgjatë. Funksionon njësoj si të puthësh gruan para se të shkosh në punë. Sipas studimeve, puthjet i shtojnë bashkëshortit 5 vite jetë, ndërsa përqafimi shton shanset për lidhje jetëgjatë. Përqafimi mund t’i bëjë çiftet të varur nga trupat e njëri tjetrit dhe përveç shpjegimit romantik, ka diçka tjetër: hormoni i oksitoksinës. Ky hormon është po ai që komandon trurin të prodhojë qumësht për të sapolindur, por me kalimin e kohës shkencëtarët besojnë se ky hormon, është gjithashtu përgjegjës për çlirimin e ndjesive të lumturisë, ngrohtësisë dhe dashurisë. Me pak fjalë, hormoni i gjendjes së mirë emocionale, anabelmagazine. Pra, nëse e shihni që partneri/ja është e fiksuar pas përqafimeve me ju, ka një arsye të fortë shkencore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët thonë se gratë duhet të flasin me burrin për atë që ndodh në dhomën e gjumit 26/06/2025