Zbulohet truku 10 sekondësh që lehtëson menjëherë dhimbjen e shpinës (FOTO) NULL NULL 21.09.2023 10:07 21.09.2023 10:07 Dhimbjet e shpinës janë shumë të shpeshta tek njerëzit, sidomos tek personat që qëndrojnë gjatë ulur. Një terapist masazhi ka ndarë në TikTok një truk 10 sekondash që ai pretendon se do t’jua lehtësojë dhimbjen e shpinës. Sipas ti, gjithçka që ju nevojitet është një kornizë dere për t’u mbajtur. James Moore, i cili në rrjete sociale mbanë emrin “Moore Wellness”, së fundi postoi pamje në llogarinë e tij TikTok dhe që atëherë ka marrë mijëra shikime. “Zvogëlo dhimbjen e shpinës me këtë shtrirje”, ka shkruar ai. James këshilloi këdo që vuante nga dhimbja e shpinës të kapte kornizën e derës me dy duar. Më pas, ai u shfaq duke kryqëzuar njërën këmbë mbi tjetrën, duke mbështetur kyçin e këmbës në gjurin e kundërt. Ai më pas përkuli këmbën e tij, duke e mbajtur këmbën tjetër të kryqëzuar mbi gju dhe duke mbajtur në kornizën e derës për ekuilibër. “Kjo me të vërtetë ndihmon, unë e kam bërë rregullisht për një vit dhe kjo bën një ndryshim të madh”, është shprehur tutje ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.