Zbulohet shkaku i vdekjes së Epstein NULL NULL 17/08/2019 17/08/2019 Është zbuluar rezultati zyrtar i vdekjes së Jeffrey Epstein. Financieri i turpëruar, i cili u akuzua për trafikim seksual, vdiq si rezultat i vetëvrasjes me varje, raportojnë nga zyra e ekzaminuesit mjekësor. 66-vjeçari u gjet i vdekur të shtunën e gjashtë gushtit në qelinë e tij në qendrën korrektuese metropolitane në New York. Sipas zyrtarëve atje, ai “dukej se e kishte lidhur një mbulesë shtrati në majë të disa shtretërve, më pas u gjunjëzua në drejtim të dyshemesë me forcë të mjaftueshme dhe theu disa kocka të qafës”. Raportohet se edhe në fund të korrikut ai kishte tentuar të kryente vetëvrasje teksa ishte duke e pritur gjyqin dhe u mor në vrojtim disa ditë para vdekjes.