Zbulohet se çka fshihet prapa sëmundjeve të mushkërive nga cigaret elektronike NULL NULL 11.11.2019 09:39 11.11.2019 09:39 Shkencëtarët mund të dinë më në fund se çfarë fshihet nga sëmundjet e mushkërive nga të cilat më shumë se 2000 persona kanë mbetur të sëmurë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, (CDC) thuhet se shkaktar është një kombimin Tetrahydrocannabinol (THC) dhe një vaj i rrjedhur nga Vitamina E, njofton Klan Kosova. Meqë tymosja u zbulua se ishte një fill i zakonshëm në sëmundjet e mushkërive që kanë vrarë 40 persona në SHBA, shkencëtarët u përpoqën të zbulojnë shkakun. Tani, Zëvendës Drejtori kryesor i CDC, Dr Ann Schuchat thotë se kombinimi është një ‘fajtor’ i fortë për sëmundjet, sipas KTLA. Analiza e agjencisë për 29 mostra nga cigare elektronike të përdorura nga njerëz me sëmundje misterioze të mushkërive zbuloi se të gjitha ato përmbajnë acetate të vitaminës E. Njëzet e tre nga 28 mostrat përmbajnë THC. Dr Schuchat tha që përbërësit e tjerë nuk janë përjashtuar dhe shkaqe të shumta janë të mundshme, por sipas Dr. James Pirkle nga CDC, natyra ‘ngjitëse e acetatit dhe e zakonshmërisë së THC janë të dukshme’. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 22 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 23 orë më parë