Zbulohet programi sekret i SHBA-ve për UFO NULL NULL 17.12.2017 09:18 17.12.2017 09:18 Pentagoni ka qenë duke drejtuar një program sekret multi-milionësh për hetimin e Objekteve të pa Identifikuara Fluturuese (UFO), shkruajnë mediat amerikane, njofton Klan Kosova. Vetëm një numër i vogël i zyrtarëve kanë qenë në dijeni të këtij programi, që kishte filluar në 2007 dhe përfunduar në 2012. New York Times raporton se dokumente nga ky operacion përshkruajnë avionë me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe objekte të tjera ajrore. Por, shkencëtarët kanë qenë të ndarë në dysh, duke sqaruar se fenomenet e pashpjegueshme nuk janë domosdoshmërish provë se ka prezencë të jashtëtokësorëve. Programi thuhet t’i ketë kushtuar Departamentit amerikan të mbrojtjes rreth 20 milionë dollarë, para se të mbyllje për shkak të shpenzimeve të mëdha. Gjithsesi, zyrtarët kishin vazhduar të studionin dhe hetonin shenja të pazakonshme dhe objekte të dyshimta. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Asambleja Parlamentare publikon agjendën, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill 12 minuta më parë