Zbulohet paga e Arijan Ademit në Kinë, do të fitojë maksimumin e lejuar NULL NULL 31.03.2023 10:32 31.03.2023 10:32 Arijan Ademi u prezantua te klubi i tij i ri, Beijing Guoan, që garon në Premier Ligën kineze. Dinamo Zagrebi mori një milion euro dëmshpërblim për kapitenin e saj Arijan Ademi dhe ai nënshkroi kontratë trevjeçare me skuadrën kineze nga Pekini. Në Kinë, Ademi do të fitojë maksimumin e lejuar 1.4 milionë euro në vit, raportojnë mediat kroate, transmeton Klankosova.tv. Ademi ka bërë 373 paraqitje për Dinamon, duke mbajtur kështu vendin e dytë në listën e lojtarëve të klubit me më së shumti paraqitje në ndeshjet zyrtare dhe mban rekordin për numrin e paraqitjeve në garat e klubeve të UEFA-s – ka luajtur 104 ndeshje evropiane. Me Dinamon fitoi 21 trofe, 11 prej të cilëve kampionë. Beijing Guoan prezantoi sot skuadrën për sezonin e ri që nis më 15 prill dhe teksa prezantuan kapitenin e Dinamos zbuluan edhe numrin në fanellën që do të veshë. Arijan Ademi ka lindur më 29 maj 1991 dhe futbollin e ka filluar në Shibenik. Ka luajtur për Shibenikun, Lokomotivën dhe Dinamon, kapiten i së cilës për shumë vite. Në sezonin 2023, Ademi do të mbajë numrin 45’ në fanellën e tij. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.