Zbulohet bukuroshja që ia mori zemrën Benzemës (FOTO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zbulohet bukuroshja që ia mori zemrën Benzemës (FOTO)

NULL NULL
02/07/2022

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema përveç në fushë, duket se ka goditur edhe jashtë saj.

Me paraqitjet fantastike, Benzema ka shumë gjasa që ta fitojë Topin e Artë. Por së pari po i jep vetes një pushim të merituar, transmeton Klankosova.tv.

Sulmuesi francez, si shumë futbollistë të tjerë, ka zgjedhur të kalojë pushimet në një vend të bukur.

Ai është parë në një jaht, por që nuk ishte vetëm, por i shoqëruar nga një grua e bukur, që duket se i ka fituar zemrën.

As Benzema dhe as miqtë e tij të ngushtë nuk folën për këtë lidhje, por rrjetet sociale zbuluan shpejt detaje që konfirmuan se ata ishin bashkë. Të dy ende nuk janë fotografuar duke pozuar së bashku, por ka foto që shihen së bashku në jaht.

Përdoruesit e rrjetit gjetën shpejt informacione për gruan që shoqëronte Benzemën, e cila është Jordan Ozuna, një modele amerikane 32-vjeçare, e lindur në Maryland më 1 janar 1990.

Ajo filloi karrierën në botën e modelingut që në moshë të vogël, duke u shfaqur në evente të ndryshme, ndonëse ka punuar edhe si kamariere në klubin e famshëm “Light NightClub” në Las Vegas.

Aktualisht, Ozuna – me flokët e saj të gjata kaçurrela me ngjyrë kafe, lëkurën e bukur dhe trupin e tonifikuar, vazhdon të jetë modele, duke punuar me përfaqësues të tillë si State Management, Caroline Gleason Management, Tricia Brink Management dhe The Salt Agency.

Marrëdhënia e saj me Benzeman nuk dihet ende për momentin, por pas Cora Gauthier- me të cilën Benzema u divorcua, duket se Jordan ka pushtuar sërish zemrën e Big Benz-it.