Zbulohet arsyeja e vdekjes së djalit të Nick Cave NULL NULL 10/11/2015 10/11/2015 I biri adoleshent i muzikantit Nick Cave vdiq pasi kishte konsumuar një drogë halucinugjene e quajtur LSD së bashku me një mik të tij, kjo sipas një hetimi gjyqësor. Arthur Cave 15 vjeçar pësoi një dëmtim fatal të trurit në Bringhton më 14 korrik. Studenti ishte dërguar në spital, por atë mbrëmje vdiq. Një hetim gjyqësor kishte dëgjuar se Arthur ishte parë i tronditur në momentet e fundit të jetës së tij para se të binte nga shkëmbi, transmeton Klan Kosova. Disa njerëzit ishin përpjekur për ta ringjallë atë pasi ishte gjetur i shtrirë në tokë pa këpucë e pa çorape. Cave, 58 vjeçar, është një muzikant australian dhe kompozitor, më i njohur si këngëtari kryesor Nick Cave dhe The Bad Seeds, një grup alternativ rok i formuar në Melburn në vitin 1983. Pas vdekjes së Arthurit, Cave dhe gruaja e tij lëshuan një deklaratë të shkurtër duke thënë: “Ai ishte i bukur, i lumtur, djali ynë i dashur.”
Kosova Supremja refuzon në tërësi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga mbrojtja e Veselit 8 minuta më parë