Lajmet e fundit

Në Malin Ararat në Turqi dyshohet se janë zbuluar mbetje të Arkës së Noas, apo e njohur në Islam si Varka e Nuhut.
Në emisionin “Kosova Today”, ka diskutuar Femi Cakolli nga Instituti për Studime Shqiptare dhe Protestante dhe studiuesi Sazan Guri, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Cakollit, ka më shumë se 150 vjet që flitet për gjetjen e Arkës së Noas.
“Bibla i kushton kësaj ngjarje tre kapituj, dhe gjetjet e para, ose evidencat e para se ku gjendet si është, çfarë përmasa, shkruan Bibla në tërësi, por a është gjetur ende diku kjo arkë, jo”, bëri të ditur ai në Klan Kosova.
Nga ana tjetër, Guri ka folur rreth historisë së kësaj arke.