Zbulohen çmimet e Windows 10-tës. - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zbulohen çmimet e Windows 10-tës.

NULL NULL
31/05/2015
Kjo ndodh çdo herë që Microsoft sjell një version të ri të sistemit operativ.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta të Microsoft për të mbajtur të fshehura shumë detaje përpara debutimit zytar të Windows 10, një distributor zyrtar online i sistemit operativ ka zbuluar çmimet e kopje të Windows 10 dhe Windows 10 Pro, madje po pranon edhe porositje të produktit.

Këto detaje janë paraqitur në uebfaqen e NewEgg.com, ku shfaqen dy ndërtime të Windows 10. Po ky distributor kishte zbuluar edhe në 2012 detaje të kostos së Windows 8 përpara se Microsoft ti bënte të ditura.

Me pak fjalë, Windows 10 Home do të kushtojë 109.99 dollar ndërsa Windows 10 Pro 149.99 dollar.