16:30, 24 Shkurt 2020

Për herë të parë në histori shkencëtarët kanë zbuluar një lloj të ri të antibiotikut duke përdorur Inteligjencën Artificiale (AI).

Shkencëtarët kanë deklaruar se ky zhvillim është një përparim i madh në luftën kundër problemit në rritje të rezistencës ndaj antibiotikëve.

Një algoritëm i fuqishëm u përdor për të analizuar më shumë se njëqind milionë komponime kimike brenda disa ditësh.

Kompleksi i zbuluar rishtazi ishte në gjendje të vriste 35 lloje të baktereve potencialisht vdekjeprurëse, thanë studiuesit.

Infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve janë rritur vitet e fundit – deri në 9% në Angli midis 2017 dhe 2018, në afro 61,000.

Nëse antibiotikët merren në mënyrë jo të duhur, bakteret e dëmshme që jetojnë brenda trupit mund të bëhen rezistente ndaj tyre, që do të thotë se ilaçet mund të mos funksionojnë kur janë vërtetë të nevojshme.

Konkurs Pune

Lexo më shumë