21:30, 22 Gusht 2019

Një konflikt i çastit u bë shkak për plagosjen me armë zjarri në kokë të një 26-vjeçari këtë të enjte në kryeqytet.

Disa orë pas ngjarjes së ndodhur në rrugën “Muhamet Gjollesha”, autoritetet policore kanë mundur të zbardhin shkaqet e plagosjes së të riut Indrit Çelaj, si dhe identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes, një person me iniciale L.V.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 11:30 të kësaj të enjteje, Çelaj po bënte punime për kondicionimin e një vile tre katëshe në pronësi të B.K, kur pas një konflikti të çastit, L.V e qëlloi 26-vjeçarin me pistoletë në kokë dhe më pas u largua menjëherë nga vila.

26-vjeçari Çelaj ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore, në Spitalin Ushtarak.

Ndërkohë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vijon ende punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarjeje. Ndërsa policia vijon kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar L.V./tvklan.al/

Konkurs Pune

Lexo më shumë