Zbardhet ngjarja e vdekjes së marokenit në Durrës NULL NULL 03.06.2020 16:00 03.06.2020 16:00 Është zbardhur dhe dokumentuar ngjarja e regjistruar mëngjesin e djeshëm në Lagjen.1 në Durrës. Burime për A2 bëjnë me dije se janë shoqëruar dy shokët e shtetasit maroken, jo sirian siç u raportua një ditë më parë, të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë ngjarjes dhe kanë shoqëruar 20 vjeçarin para se të ndodhte ngjarja. Sipas deklarimeve të tyre, këqyrjes së kamerave të sigurisë së subjekteve dhe mjekësisë ligjore, rezulton se 20 vjeçari është hedhur nga kati i tretë i objektit në kushtet e depresionit. Mjekësia ligjore, në përgjigjen e saj, përcakton këtë si shkak të vdekjes. Në deklarimet e bëra për grupin hetimor, shokët e të ndjerit kanë pohuar se kanë konsumuar edhe alkool një natë me parë dhe më pas kanë shkuar për të fjetur në objektin e braktisur, ish-hotel “Vollga” dhe 20 vjeçari duke bërtitur është vet-hedhur në prani edhe të shokëve të tij, momente të cilët i kanë fiksuar dhe kamerat e sigurisë, sipas burimeve nga grupi hetimor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Kosovës raportin vjetor për vitin 2023 23 minuta më parë