20:58, 21 Korrik 2019

Skuadra italiane AC Milan është e interesuar që ta përvetësojë mesfushorin argjentinas, Matias Zaracho.

Sipas Calciomercato, klubi italian është i gatshëm që ta lejojë futbollistin Andre Silva t’i bashkohet Monacos dhe të investojë në Matias Zaracho, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo është skuadra Racing ajo që nuk e lejon futbollistin 21 vjeçar të largohet pa u paguar klaukoza e lirimit prej 25 milionë eurosh.

Ndërsa aktualisht skuadra AC Milan është e gatshme që të paguajë 18 milionë euro për futbollistin në fjalë.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë