Zanetti i do Toure e Motta tek Inter NULL NULL 20/05/2015 20/05/2015 Pas sezonit dëshërues të kaltërezinjëve, drejtori sportiv, Javier Zanetti ka treguar dëshirat për ardhjet e reja në klub. Drejtori sportive i Inter, Javier Zanetti, ka folur për bisedimet e gjigandit italian me Manchester City, për transferimin e Yaya Toure në San Siro. Toure pritet të lë ‘Citizens’ këtë verë dhe gjasat janë shumë të mëdha që ai të bashkohet me milanezët. Zanetti shprehi dëshirën që edhe Thiago Motta të ribëhet pjesë e kaltërezinjëve për sezonin vijues. “Në jemi në atë fazë të negociatave kur shpresojmë që mund të mbyllim marrëveshjen”. “Me atë dhe Mottan, Inter do të ishte skuadër komplete”. “Morata mund të na ofrojë shumë. Ai e njeh ambientin, ka personalitet dhe është një nga mesfushorët më të mirë me të cilët kam luajtur.”
Lajme Australi: Arrestohet një person i armatosur pas të shtënave në aeroportin e Kanberrës 1 minutë më parë