Lajmet e fundit

Zalgiris Kaunas ka zyrtarizuar transferimin e qendrës britanike Kaodirichi Akobundu-Ehiogu, duke shtuar një tjetër pjesë të rëndësishme në skuadrën që po ndërtohet për sezonin 2026/27 të EuroLeague.
27-vjeçari vjen nga skuadra spanjolle BAXI Manresa, ku sezonin e kaluar u dallua për praninë e tij nën kosh dhe aftësitë mbrojtëse, transmeton Klankosova.tv.
Me këtë lëvizje, klubi lituanez synon të forcojë repartin e lojtarëve të gjatë dhe të paraqitet sa më konkurrues në sezonin e ri evropian.
Akobundu-Ehiogu pritet t'i bashkohet menjëherë ekipit në përgatitjet parasezonale, ndërsa Zalgiris vazhdon kompletimin e rosterit për edicionin e ardhshëm.
Ndërkohë, merkatoja e EuroLeague vazhdon të prodhojë zhvillime interesante. Një tjetër lëvizje e rëndësishme e ditëve të fundit është ajo e Armoni Brooks, i cili është transferuar te Valencia Basket në formë huazimi nga ASVEL, pavarësisht interesimit të raportuar më herët nga Real Madridi dhe klube të tjera evropiane.