12:12, 16 Maj 2019

Sulmuesi Wilfred Zaha i ka treguar Crystal Palace se dëshiron që të largohet këtë verë.

Sky Sports mëson së Palace po ngurron që ta shesë atë, por megjithatë futbollisti ka përsëritur së dëshiron që të luajë në Champions League, transmeton Klan Kosova.

Nga kjo mund të kuptohet se Zaha mund të përfundojë në njërën prej top klubeve nëpër top ligat evropiane.

“Më duhet ta provojë Champions League. Më duhet vetëm mundësia, kaq e ka kjo. Unë e kryej pjesën tjetër”, ka thënë Zaha.

“Jam ambicioz. Jo ambicioz vetëm të luajë në ndonjë top klub, por të fitojë në nivel të klubeve dhe me Bregun e Fildishtë”.

“Për mua është më mirë, që ta arrij atë për të cilën kam kapacitet. Synim kam të fitojë trofe në nivele të larta”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë