Zaevi dhe Gruevski vetëm aktrojnë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zaevi dhe Gruevski vetëm aktrojnë

NULL NULL
29/05/2015

Ish-kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Stojan Andov,  vlerëson se Zaev dhe Gruevski nuk udhëheqin bisedime, dhe se e gjithë ajo është aktrim, sepse në bisedime hyjnë me qëllime të ndryshme.

“Bisedimet janë aktrim, qëllimet këtu duhet të vlerësohen, qëllimet janë plotësisht të qarta, Gruevski dëshiron ta mbajë atë që e ka, ta mbajë pushtetin me çdo çmim, ndërsa Zaev dshiron që të zbulohen dobësitë, të zbulohen punët.

Deri më tani kishte 35-36  “bomba” , ndërsa asnjë zë nuk preku arriti deri tek Prokuroria që të veprojë ndaj tyre. Për çfarë dialogu ne mund të flasin tani”, pyet Andov, transmeton Zhurnal.

Andov shton se pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, zgjidhje për krizën nuk do të gjendet.

“Mendoj se tani është një fazë e keqe nga kriza, fazë e papërshtatshme, duhet të vijë deri tek presioni më i fuqishëm që të pastrohen ato punë”, thotë ish -kryeparlamentari i Maqedonisë.  / klankosova.tv