Zaev: Me ligjin e gjuhëve nuk humb askush NULL NULL 16.03.2018 10:09 16.03.2018 10:09 “Me ligjin për gjuhët nuk humb askush”, kështu u shpreh kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. Në një prononcim, kreu i ekzekutivit maqedonas tha se ligji për gjuhët është në përputhje me Kushtetutën dhe askush nuk mund të dalë mbi Kushtetutën. “Ligji mbi Përdorimin e Gjuhëve është plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe Amendamentin 5 të miratuar 17 vjet më parë. Askush nuk është, dhe nuk mund të jetë mbi Kushtetutën. Duke promovuar të drejtat për përdorimin e gjuhëve, askush nuk humbet, por ofron kushte për komunikim më të mirë ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve. Komunikimi i qetë i qytetarëve është një përfitim qytetërues”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e kryeministrit Zaev. “Në të njëjtën kohë -thotë Zaev- ky ligj garanton plotësisht përdorimin e duhur të gjuhës maqedonase”. “Tani është koha për të hedhur poshtë politikat e ndarjeve, grindjeve dhe konflikteve që janë në kundërshtim me vlerat tona evropiane”, shprehet Zaev. Kryeministri mbyll njoftimin duke thënë se tani është kohë e politikanëve që të marrin përgjegjësinë që i kanë premtuar qytetarëve. “Është koha për reforma dhe për ekonominë, është koha për zhvillimin e Maqedonisë në interes të të gjithë qytetarëve”, ka deklaruar ai. /Ora News *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Deputetët nuk arrijnë të votojnë as edhe për Projektligjin për shpronësimin e pronës së paluajtshme 9 minuta më parë
Kosova PDK voton Kryesinë e Re, Bedri Hamza merr mbështetje si kandidat për kryeministër 10 minuta më parë