12:35, 10 Prill 2020

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev është vetizoluar në shtëpinë e tij në Strumicë, pasi që gazetari me të cilin ka realizuar një intervistë javën e kaluar ka rezultuar me Covid-19.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ai nuk e ka asnjë simptomë dhe se rezultatet e testit që ka bërë sot për Covid-19 pret që t’i marrë gjatë ditës.

“Dua t’iu informoj se gjatë javës së kaluar kam realizuar një intervistë televizive me një gazetar që së fundmi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Edhe pse gjatë intervistës ne i kemi marrë të gjitha masat mbrojtëse – siç është shmangia e kontaktit dhe ruajtja e distancës, sipas të gjitha protokolleve – unë që nga sot jam në vetizolim në shtëpinë time në Strumicë. Nuk kam simptoma, sot jam testuar për koronavirus dhe pres rezultatet gjatë ditës ku më pas do të përcaktohen hapat e ardhshëm”, ka shkruar Zaev.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë