Zaev e Gruevski, pas pak fillojnë takimet me euro-parlamentarët - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zaev e Gruevski, pas pak fillojnë takimet me euro-parlamentarët

NULL NULL
19/05/2015
Për një orë në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg do të fillojnë një sërë takimesh në të cilët protagonistë kryesorë do të jenë lideri i opozitës Zaev dhe kryeministri i Maqedonisë Gruevski.

Nikoqirët dolën me një agjendë interesante nëse jo diç ndoshta do të kontribuojë në krijimin e atmosferës më të mirë për bisedime të mëtejme për tejkalimin e krizës politike. Në fillim lideri i LSDM-së do të ketë takim me treshen europarlamentare Hovit- Kukan- Vjagell.

Pas tij Gruevski hyn në takim me deputetët dhe pas përfundimit të atij takimi sipas burimeve të Alsatit do të takohet eurokomesarin për zgjerim Johanes Han. Pas tij Han do ta pranojë edhe Zaevin. Për sonte është paraparë takim në përbërje më të gjerë ku përfaqësuesit ndërkombëtar në një tavolinë sërish do ta ulin liderin opozitës dhe shefin e qeverisë, transmeton Alsat M.