Zadja mohon të birin, Muhametin, i arrestuar për vjedhjen e parave (VIDEO) NULL NULL 24.05.2022 23:35 24.05.2022 23:35 Pavarësisht se në takimin e parë Zadja i tha KIKS-it se ajo nuk ka asnjë fëmijë, ekipi ynë zbuloi se ajo është nëna e Muhamet Gashit, që është i arrestuar për keqpërdorim me apele për ndihmë. Kiks Kosova u kthye serish në Breznicë për të marrë versionin e saj në lidhje me Muhametin, që në dokumente zyrtare figuron se është i biri i Shukriut dhe Zade Gashit. Por, Zadja e mohoi sërish amësinë për Muhametin, duke thënë se nuk kishte lindur asnjëherë fëmijë, por atë e kishte gjetur në rrugë gjatë kohës së luftës. “Policia e dinë për mu që nuk kom pasë as djalë, as çikë. Muhamet Gashi është djali jem. Muhamet Gashin në luftë e kena gjetë, jo që e kom gjetë unë, krejt policia e dinë. E ka hup, kush e ka hupë në luftë na nuk e dijmë. More unë ju kom kallzu krejt policëve se mrena i kom pasë. Krejt të shkrume i kanë. Qysh e kena gjet e qysh na ka pru një njeri në luftë”, thotë 64-vjeçarja. Djalë biologjik apo i adoptuar pak ka rëndësi kundrejt faktit se Muhameti po mbahet në burg, pasi Policia e Kosovës ka dyshime të bazuara se ai mashtroi qindra persona, duke bërë thirrje për dhënie parash në emër të personave “fiktivë” të sëmurë që gjoja duhet të shëroheshin jashtë vendit. Të gjitha llogaritë ishin në emër të Zades dhe babait të Muhametit, Shukriut. Zadja thotë se nuk ishte në dijeni për veprimet e të birit të gjetur në luftë, madje zotohet se asnjëherë nuk ka tërhequr para nga këto xhirollogari bankare. Megjithatë, nuk e mohon faktin se një herë kishte shkuar të merrte para në një nga bankat e Kosovës, por atëherë llogaria veçse i ishte bllokuar. “Jo pasha Zotin. Unë krejt, krejt në polici ju kom tregu se jemi shku një herë me burrë. Nuk na i kanë dhanë se ish kon blloku”, pohoi Zadja. Ajo e arsyeton të birin e saj për të cilin thotë se është mashtruar nga dikush. “Ai u kanë i ri e kanë mashtru, çka ka bo nuk di gjo”, përfundoi ajo. Përveç Muhametit, në prangat e policisë për këto raste të mashtrimit përfundoi edhe Mexhid Krasniqi. Burimet brenda Policisë së Kosovës i kanë thënë KIKS-it se Muhameti dhe Mexhidi kishin arritur të fitonin shuma të majme parash përmes kësaj veprimtarie të paligjshme, para të cilat i kishin tërhequr çdo ditë. Policia është në fazën përfundimtare të hetimeve dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke e hartuar aktakuzën, e cila ka mundësi të përfshijë edhe persona të tjerë të involvuar në këtë vepër penale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024