Zac Efron në Baywatch - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zac Efron në Baywatch

NULL NULL
11/08/2015

Ëndrra juaj për ta parë aktorin Zac Efron duke vrapuar nëpër plazh me pantallona të shkurtra dhe të kuqe, mund të bëhet realitet.

Efron është në bisedime për të bashkëpunuar me Dwayne Johnson për filmin e versionit afatgjatë të serialit televiziv të vitit 1990, Baywatch.

Aktori i Neighbors është në bisedime për të luajtur rolin e rojës së plazhit, i cili i bashkëngjitet veteranit Johnson për të shpëtuar plazhin e tyre nga katastrofa mjedisore.

Marrëveshja nuk është arritur ende për Efron, por TheWrap raporton se bisedimet ende po vazhdojnë, transmeton Klan Kosova.

Regjisori i Identity dhe Horrible Bosses, Seth Gordon, zyrtarisht ka nënshkruar për filmin Baywatch muajin e kaluar.