17:13, 7 Shkurt 2019

Në Munih është hedhur shorti për 1/16 e finales në FIBA Europe Cup, ndërsa Z Mobile Prishtina do të përballet me skuadrën italiane Pallacanestro Varese.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 6 mars në Prishtinë, ndërsa ajo e kthimit më 13 shkurt në Itali.

Drejtori i skuadrës, Florian Miftari, ka thënë se në këtë fazë nuk ka rivalë të lehtë, por gjithsesi Prishtina synon paraqitje të mirë e pse jo edhe kualifikimin për më tutje.

“Kemi të bëjmë me një skuadër shumë cilësore. Diçka e tillë edhe është pritur, sepse tani nuk ka më rivalë të lehtë. Sidoqoftë, shpresojmë për një paraqitje të mirë, fillimisht në ndeshjen që e luajmë si mysafirë, e pastaj në Prishtinë të kërkojmë kualifikimin. Është e sigurt se do të mobilizohemi maksimalisht, ndërsa presim edhe ndihmën e madhe të ‘Plisave’, por edhe të gjithë dashamirëve të basketbollit në Kosovë”, ka thënë Miftari

Prishtina kualifikimin në TOP 16 e siguroi pas fitores së mbrëmshme ndaj skuadrës turke Pinar Karsiyaka.