8:53, 25 Mars 2020

Brendet e njohura të modës Yves Saint Laurent dhe Balenciaga do të përdorin punëtoritë e tyre për të bërë maska ​​kirurgjikale në vend të rrobave luksoze.

Kompania e tyre amë, The Kering Group gjithashtu ka premtuar të blejë tre milion maska ​​për shërbimin shëndetësor francez.

“Punëtoritë franceze të shtëpive të Kering Balenciaga dhe Yves Saint Laurent janë duke u përgatitur për të prodhuar maska ​​ndërsa po respektojnë masat më të rrepta të mbrojtjes shëndetësore për anëtarët e stafit të tyre. Prodhimin do të fillojë në momentin kur procesi i prodhimit dhe materialet aprovohen nga autoritetet përkatëse” njoftoi kompania në Paris.

Image result for yves saint laurent and balenciaga

Në një deklaratë, grupi tha se do t’i importonte ato nga Kina për të kontribuar në luftën kundër Covid-19.

Kjo kompani gjithashtu është zotuar të bëjë një donacion për Institutin e Kërkimeve Biomjekësore Pasteur.

Të hënën, autoritetet shëndetësore franceze raportuan 186 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendit në 860.

Konkurs Pune

Lexo më shumë