Yoshihide Suga zgjedhet Kryeministër i Japonisë

Yoshihide Suga zgjedhet Kryeministër i Japonisë

1 javë më parë

Yoshihide Suga është zgjedhur Kryeministër i ri i Japonisë pas votimit që ka ndodhur në parlamentin e këtij vendi këtë të mërkurë.

71 vjeçari i cili drejton Partinë Demokratike Liberale e zëvendëson në këtë pozitë liderin Shinzo Abe i cili dha dorëheqje javë më parë për shkak të problemeve me shëndetin, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Suga ka marrë 70 përqind të votave të partisë, por që i duhej edhe konfirmimi i legjislaturës aktuale para se të bëhej kryeministër.

Ai ka marrë 314 nga 465 vota të Dhomës së Poshtme dhe 142 nga 240 vota të Odës së Lartë.