Ymeri: Opozita nuk lëvizë nga pozicionet - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ymeri: Opozita nuk lëvizë nga pozicionet

NULL NULL
12/11/2015

Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në Zonën e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se Opozita nuk ka lëvizur aspak nga qëndrimet e saj kundër marrëveshjeve me Serbinë, pasi ato kanë mbetur po të njëjtat, njofton Klan Kosova.

“Nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimeve nga Opozita e bashkuar, karshi këtyre marrëveshjeve, sepse nuk ka asnjë ndryshim në këto marrëveshje”.

“Këto marrëveshje janë jashtëzakonisht të dëmshme për Republikën e Kosovës, territorin e Kosovës, funksionimin e Kosovës”.

Ai poashtu ka theksuar se forma në të cilën janë shkruar ato lëndon shtetësinë e Kosovës, por nuk prek pretendimet e Serbisë nga nesh.

“Nëse e shohim tekstin e shkruar në këto marrëveshje ka një kujdes të shtuar që asnjëherë të mos preket Kushtetuta e Serbisë, kurse ndodh e kundërta me Kushtetutën e Kosovës”.

“Përmes këtyre marrëveshjeve, përpos që po ndryshon Kosova për brenda, gjithashtu po involvohet Serbia në Kosovë”.

 klankosova.tv