Ymeri në protestën e radhës me kërkesa të reja NULL NULL 02.05.2015 11:50 02.05.2015 11:50 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri bëri të ditur se do të ketë një protestë të radhës, si pasojë e mosplotësimit të kushteve të kërkuara nga ajo paraprake. Ymeri në një konferencë për media të mbajtur në seli të VV-së, tha se në protestat e radhës do të shtohen edhe disa kërkesa të tjera. “Qeveria po tregon se nuk është e gatshme të respektojë kërkesat e qytetarëve dhe është vënë në shërbim të zaptuesve”. “Me këtë Qeveri, e cila ka treguar se nuk është e gatshme ta drejtojë vendin në kahje të drejtë, që tregon se e ardhmja nuk është e mirë, është e domosdoshme që të intensifikohen problemet politike”. “Përveç temave që kanë qenë në protestën e kaluar mund t’i shtohet edhe çështja e kufirit me Malin e Zi dhe e drejta e Listës Serbe që të jetë pjesë e privatizimit”, ka thënë Ymeri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025