Ymeri: Mustafa sa herë gjendet para trysnisë tërhiqet - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ymeri: Mustafa sa herë gjendet para trysnisë tërhiqet

NULL NULL
17/10/2015

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, përmes një statusi në Facebook ka reaguar ndaj Kryeministrit Mustafa duke i thënë se ai është njeri që gjithmonë heq dorë përpara trysnisë.

Ymeri ka shkruar sa herë është tërhequr Mustafa nga fjalët e tij, duke shkruar në fund se ai do detyrohet që nga trysnia nga qytetarët të heq dorë nga marrëveshjet me Serbinë.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plot të Ymerit.

“Akuza për Radoniqin vjen prej Serbisë. Dhe tash edhe prej Isa Mustafës. Edhe pse e trajtuar ne Hagë, asnjëri prej këtyre nuk duket se ka hequr dorë.

Por si ta kuptojmë tërheqjen e mëpastajme fëminore te Isës? Si e shkaktuar nga trysnia? Tipike për të. Sa herë që gjendet para trysnisë tërhiqet. U tërhoq nga vendimi i Kryesisë së LDK-së për referendum para dialogut. Kishte trysni për këtë. E tradhëtoi nënshkrimin e tij në marrëveshjen e VLAN-it. E kërcënuan me dosje. E shkarkoi Jabllanoviqin, sepse u gjend para trysnisë së qytetarëve.

Tash duhet tërhiqet nga marrëveshjet me Serbinë. Prapë si rezultat i trysnisë nga qytetarët”, shkruan Ymeri.