Ylli në grup në vështirë në FIBA Europe Cup NULL NULL 26.09.2022 22:01 26.09.2022 22:01 Kampioni i Kosovës në basketboll Ylli, do t’i vazhdoj garat evropiane në FIBA Europe Cup, pasi nuk arriti të kualifikohet në Champions League pasi u mund ta ekipit portugez, Benfica. Skuadra nga Suhareka do të jetë në një grup mjaft të vështirë në këto gara. Kampioni i Kosovës në grupin A do të jetë së bashku me dy skuadrat gjermane, Brose Bamberg dhe Niners Chemnitz. “Kjo do të jetë hera e parë që skuadra therandase do të jetë pjesë e kësaj gare. Ndeshja ndaj portugezëve ishte debutimi për Yllin në garat evropiane”- njofton Federata e Basketbollit përcjell Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.