Ylli kosovar Bastien Toma, kontratë profesionale me FC Sion dhe sponsor Adidas! (VIDEO) NULL NULL 12.07.2016 21:10 12.07.2016 21:10 Bastien Toma është futbollist 17 vjeçar me prejardhje nga Kosova që luan në ekipin zviceran FC Sion U21. Ai po ashtu ka zhvilluar ndeshje edhe me të rinjtë e përfaqësueses Zvicerane në kualifikimet e kampionatit evropian, njofton Klan Kosova. Vitin e kaluar ai nënshkroi kontratë profesionale me FC Sion e cila ka afat deri në qershorin e vitit 2020. Bastien Toma i ka rënë në sy edhe gjigantit të veshjeve sportive Adidas që e ka sponsor. Kosovari që jeton në Zvicër e ka edhe menaxherin e njohur, Michel Urscheler që njëkohësisht ka edhe Berat Xhymshitin, si dhe ndër të shumtë kishte Ivan Rakitic deri sa u transferua te Sevilla. Kronikë nga Emanuell Syla. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.