Ylli kërkon sot fitoren ndaj Pejës NULL NULL 15.04.2023 09:51 15.04.2023 09:51 Kampioni në fuqi i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli pret sot, Pejën në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales. Në ndeshjen e parë, pejanët triumfuan ndaj Yllit me rezultat 85:82. Kampionët do të mundohen të barazojnë rezultatin, pasi një fitore e pejanëve do t’i afronte drejt finales. Në anën tjetër, pejanët kanë nëntë fitore radhazi nën drejtimin e Rami Hadar, duke mos pësuar asnjë humbje. Takimi në Therandë pritet të jetë mjaft interesant. Sistemi i garave gjysmëfinale është 1-1-1-1-1, ndërsa në finale, kualifikohet skuadra që shënon tri fitore. Ndeshja do të zhvillohet në sallën “13 Qershori”, me fillim nga ora 20:30. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.