Ylli i Liverpoolit e humb sezonin NULL NULL 16.03.2023 16:51 16.03.2023 16:51 Sezoni i parë i mesfushorit të Liverpoolit, Stefan Bajcetic tani ka përfunduar si pasojë e një lëndimi në muskul, dhe lajmin e ka konfirmuar vetë tinejxheri spanjoll. Bajcetic mungoi në humbjen 1:0 të Liverpoolit në ndeshjen e kthimit të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid mbrëmë, pasi gjiganti anglez u eliminua nga gara me rezultat të përgjithshëm 6:2. “Fatkeqësisht kam pësuar një lëndim që do të më mbajë jashtë fushave deri në fund të sezonit. Është shumë e trishtueshme të them lamtumirë për këtë sezon të mrekullueshëm për mua, por e kuptoj se kjo është pjesë e futbollit dhe vetëm do të më bëjë më të fortë fizikisht dhe mendërisht”, shkroi Bajcetic në llogarinë e tij në Instagram. Bajcetic ka arritur të bëjë 21 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar vetëm një gol.