9:35, 12 Mars 2020

Shqetësimet në rritje rreth koronavirusit kanë kapur edhe kampionatin e basketbollit, në NBA.

NBA ka pezulluar sezonin pasi ndeshja e mbrëmshme e së mërkurës në mes të Oklahoma City Thunder dhe Utah Jazz u shty si rezultat i testimit të qendrës të Jazz Rudy Gobert i cili doli pozitiv për koronavirus, sipas Adrian Wojnarowski të ESPN.

Lojtarët e Thunder nuk u testuan dhe nuk u lejuan të braktisin ndërtesën, por Jazz aktualisht po karantinohen brenda ‘Arena Chesapeake Energy’, njofton CBS Sports përcjell Klan Kosova.

Është lëshuar një urdhër drejt skuadrave që kanë luajtur në Utah në 10 ditët e fundit se ata duhet të vetë-karantinohen.

Kundërshtarët e Utah që nga 2 mars përfshijnë Cleveland Cavaliers, New York Knicks, Boston Celtics, Detroit Pistons dhe Toronto Raptors.

Vlen të përmendet se para ndeshjes, Jazz njoftoi se Gobert dhe Emmanuel Mudiay ishin përjashtuar nga loja për shkak të sëmundjes.

Gobert nuk ishte në arenë, por në hotelin e ekipit në Oklahoma City për ndeshje.

Gazetarët që mbulojnë të dy ekipet gjithashtu u prekën.

Të dy Jones dhe Andy Larsen nga Salt Lake Tribune treguan se nuk lejoheshin të largoheshin, dhe kërkuan të testohen për virusin.

Konkurs Pune

Lexo më shumë