Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ylli eliminon Prishtinën – prek gjysmëfinalen e kupës

NULL NULL
12.02.2020 21:26

Golden Eagle Ylli ka mposhtur KB Prishtinën për të kaluar në gjysmëfinle të Kupës së Kosovës.

Në palestrën ”Mizahir Isma”, skuadra nga Suhareka, Golden Eagle Ylli, mposhti KB Prishtinën me rezultat 69:64, për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës për sezonin 2019/2020, transmeton Klan Kosova.

Kjo sfidë çerekfinale, në pjesën më të madhe të kohës ka qenë e barabartë, me Yllin që u këndell në pjesën e dytë të ndeshjes, për të arritur këtë fitore.

KB Prishtina fitoi çerekun e parë me rezultat 17:16, ndërsa e rritën eprësinë në çerekun e dytë, të cilin e fituan 19:14.

Përmbysja erdhi në çerekun e tretë dhe katërt, të cilët i fitoi KB Ylli me rezultatet 18:24 dhe 10:15.

Skuadrat gjysmëfinalistet për këtë sezon janë KB Rahoveci, KB Peja, KB Bashkimi dhe Golden Eagle Ylli.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.