Ylli e regjistron fitoren e 13-të radhazi, këtë herë e mposht Ponte Prizrenin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ylli e regjistron fitoren e 13-të radhazi, këtë herë e mposht Ponte Prizrenin

NULL NULL
14.01.2023 21:04
Basketboll

Golden Eagle Ylli ka mundur sërish Ponte Prizrenin 64:73 (17:18, 22:22, 10:10, 15:23), që ishte e 13-ta radhazi, në takimin që u zhvillua në Therandë, ndërsa ka edhe katër humbje, kurse prizrenasit kanë gjashtë fitore e 12 humbje.

Çereku i parë i ndeshjes ishte kryesisht i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen e madhe dhe përfundoi 17:18.

Në periudhën e dytë therandasit kishin epërsi deri në shtatë pikë, por sërish u rikthyen prizrenasit, ku më pas zhvillohet lojë e barabartë dhe pjesa e parë përfundon 39:40.

Në periodën e tretë u shënuan shumë pak pikë, 20 në total apo nga dhjetë për secilën skuadër, ku herë njëra kalonte në epërsi e herë tjetra, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 49:50.

Fituesi u vendos në dhjetë minutat e fundit, ku kampionët e Kosovës ishin më të mirë dhe triumfuan 64:73.

Te prizrenasit më i miri ishte Dachon Burke me 15 pikë e nëntë kërcime, kurse te therandasit më i miri ishte Malcolm Armstead me 15 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime. /Klankosova.tv.