Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ylber Ramadani, muri i mesfushës shqiptare

NULL NULL
12.06.2024 20:15

Të lindësh në Gjermani është një avantazh i madh për një talent futbolli. Një shtet i përparuar dhe kampion i katërfishtë i botës në këtë sport natyrisht që ofron kushte më të përshtatshme për ta zhvilluar talentin.

Mirëpo familja e Ramadanit ishte kthyer në Ferizaj, aty ku 28-vjeçari edhe e nisi karrierën e tij. E prapë, puna e tij e zellshme e shpiu atë sot në njërën nga ligat më të forta në botë, Serie A.

Ai debutoi për seniorët më 2013. Një vit i mjaftoi që të binte në sy te gjiganti kosovar, Prishtina, dhe pas një viti në kryeqytet vajti te klubi tjetër i spikatur, Drita.

Edhe te Drita ndenji vetëm një vit për t’u shpërngulur në Shqipëri te Prtizani më 2016.

Ramdani më pas u transferuar te klubi danez, Velje,  dhe pas katër vjetësh atje shkoi te MTK Budapesti i Hunagrisë ku luajti pë një vit.

Vetëm një sezon qëndroi edhe te Abeerdeni i Skocisë nga ku kaloi te Lecce ku sivjet kaloi një sezon tejet të lavdërueshëm për të si individ.

Edhe pse karrierën kombëtare e nisi me grupmoshat e reja të Kosovës më 2014, dy vjet më vonë ai kaloi te grupmoshat u-21 të Shqipërisë.

Debutimi për Kuqezinjtë erdhi më 2018, dhe që nga atëherë Ramadani numëron 35 paraqitje dhe një gol.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.