Ylber Asllanaj pas vdekjes së Violeta Rexhepagiqit: Ishte thjeshtë e jashtëzakonshme NULL NULL 16/04/2020 16/04/2020 Sot është ndarë nga jeta kompozitorja dhe gazetarja, Violeta Rexhepagiqi. Miku i saj, Ylber Asllanaj, ka thënë se humbja e “Vikit” – siç tregon se e ka thirrur ai – është një lajm tjetër i hidhur në kohën e pandemisë. “Ndarja nga jeta e një artisteje siç ishte Viki është humbje për të gjithë komunitetin artistik dhe, natyrisht për të gjithë”, ka thënë Asllanaj për KlanKosova.tv. “Viki ka qenë edhe si njeri sikurse edhe në artin që e ka kultivuar. E përshkruaj: thjeshtë e jashtëzakonshme”. “Veçantia e saj gjithmonë ka qenë “një hap përpara”. Asllanaj ka theksuar se Rexhepagiqi ka qenë një artiste e cila kurrë nuk iu ka nënshtruar “standardeve”. “Ajo gjithmonë ka kërkuar diç më tepër”. “Me përgjegjësi e them se pothuajse gjithmonë ia ka dalë”.
Covid-19 S’ka masa të reja, Hoti: COVID-19 po kalohet lehtë, ishte sezon turistik me bashkëatdhetarë (VIDEO) 9 minuta më parë
Kosova Katalonja nuk është rast i njëjtë, Spanja duhet ta njohë Kosovën, thotë kryeministri Kurti 23 minuta më parë