Lajmet e fundit

Edhe pse afati veror po shkon drejt fundit, disa emra të njohur të futbollit evropian vazhdojnë të jenë pa klub dhe mund të ndryshojnë skuadër pikërisht në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Në mesin e lojtarëve që aktualisht janë në kërkim të një aventure të re janë Dani Carvajal, Karim Benzema, Dani Ceballos, David Alaba, Jadon Sancho, Riyad Mahrez, Joselu Mato, Diogo Leite, Yves Bissouma, Raphaël Guerreiro dhe Mauro Icardi.
Bëhet fjalë për futbollistë me eksperiencë të madhe në nivelet më të larta të futbollit evropian, ndërsa disa prej tyre kanë fituar trofe të rëndësishëm gjatë karrierës.
Edhe pse lojtarët e lirë mund të firmosin kontratë në çdo moment, Deadline Day shpesh sjell lëvizje të papritura dhe shumë agjentë të lirë e gjejnë klubin e ri pikërisht në orët e fundit.
Tash mbetet të shihet se cilët prej këtyre emrave do të shfaqen sot me fanellë të re.