Yjet e Kosovës, lojë “lirie” mes vete NULL NULL 11.06.2025 20:35 11.06.2025 20:35 Skuadra e kaltër e Edon Zhegrovës është në epërsi në ndeshjen e Yjeve. Më herët u akordua penallti, ku Milot Rashica është në pikën e bardhë dhe publiku po kënaqet me atmosferën. Gazetarja Ulpiana Emra, tha se krahas yjeve të futbollit, Edon Zhegrovës dhe Milot Rashicës, pjesë e lojës janë edhe yjet tjerë si Albion Rrahmani, Korenica, Topalli e të tjerë, njofton Klankosova.tv. Nuk mungojnë as yjet e estradës si Majk, Fero, Afrim Muqiqi, Ermal Fejzullahu dhe shumë emra të tjerë por jo të gjithë po paraqiten në fushë. Kjo ndeshje po transmetohet live në Sport 1 në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.