Lajmet e fundit

Kenan Yildiz ka pësuar një dëmtim që ka shqetësuar seriozisht Juventusin.
Ylli turk ka probleme në këmbën e majtë dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.
Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, nuk përjashtohet as ndërhyrja kirurgjikale, ndërsa në rast operacioni Yildiz mund të mungojë rreth dy muaj.
Një goditje e fortë për Juventusin, pasi turku është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës në repartin ofensiv./Klankosova.tv