Yamal, bëhet lojtari më i ri që debuton në histori të Barcelonës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Yamal, bëhet lojtari më i ri që debuton në histori të Barcelonës

NULL NULL
30.04.2023 09:20

Anësori 15-vjeçar Lamine Yamal u bë lojtari më i ri që debuton në histori të Barcelonë, në  fitoren ndaj Real Betisit për të kaluar 11 pikë përpara në krye të La Ligës.

Produkti i akademisë, i cili mbush 16 vjeç në korrik, u fut në lojë në minutën e 84-të për të zëvendësuar Gavin.

Me 15 vjet e 290 ditë, Yamal është lojtari i pestë më i ri që paraqitet në këtë garë.

Lojtari i Mallorcas, Luka Romero është lojtari më i ri që ka luajtur në La Liga kur u ndesh kundër Real Madridit në vitin 2020, në moshën 15 vjeç e 219 ditë.

Yamal, të cilin trajneri i Barçës, Xavi Hernandez e quajti “të patrembur”, u përfshi në skuadër për herë të parë kundër Atletico Madridit të dielën e kaluar.

Anësori i Betis, Joaquin, 41 vjeç, i cili gjithashtu u paraqit në Nou Camp të shtunën, kishte bërë tashmë 215 paraqitje në La Liga kur lindi Yamal. /Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS