Xi Jinping viziton Korenë e Veriut për të forcuar raportet me Jong-un NULL NULL 20.06.2019 08:59 20.06.2019 08:59 Presidenti kinez, Xi Jinping, ka udhëtuar drejt Koresë së Veriut për një takim me Kim Jong-un, në të parën vizitë që prej vitit 2005, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Dy liderët, të cilët janë takuar në Kinë katër herë, pritet të diskutojnë mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut, si dhe çështjet ekonomike. Kina është jashtëzakonisht e rëndësishme për Korenë e Veriut, si partneri kryesor tregtar. Vizita e Xi vjen një javë përpara samitit të G20 në Japoni, ku ai do të takohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Ky do të jetë takimi i tij i parë me Kim pasi atij takimi Trump-Kim në shkurt që përfundoi pa ndonjë marrëveshje për denuklearizimin e Koresë së Veriut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Deliu-Kodra: Kontratat njëburimore janë bërë standard i përditshëm i kësaj qeverie 27 sekonda më parë
Lajme Interpol: 3 trilionë dollarë në vit nga trafikimi i qenieve njerëzore në Azi, krizë globale 4 minuta më parë
Kosova Tahiri i bën thirrje deputetëve ta votojnë Komisionin Hetimor për kontratat njëburimore 13 minuta më parë