“Kush hyn në të kuqen bën haram" – ligjërata e xhumasë i kushtohet sigurisë në trafik

“Kush hyn në të kuqen bën haram” – ligjërata e xhumasë i kushtohet sigurisë në trafik

NULL NULL
2 weeks më parë

Ligjërata e lutjes së të premtes në xhamitë e Republikës së Kosovës i është kushtuar sigurisë në trafik.

Kjo me vendim të Bashkësië Islame të Kosovës pas takimeve që përfaqësues të BIK-utpatën me organet e rendit.

“Respektimi i rregullave të trafikut është detyrim për çdokë, derisa nuk bie ndesh me fenë. Zoti ne Kuran thotë “mos e çoni veten tuaj në shkatërrim”, ka thënë Abdyl Rrahmani, imam i xhamisë te Tregu me Shumicë në Zonën Indsutriale në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

“Nëse keni hyr në semafor të kuq keni bërë haram”, ka theksuar imami i kësaj xhamie, njofton Klankosova.tv.