Xhuli: S’mund ta besoj që publiku e voton një njeri të keq si Vedati, edhe pas ofendimit që ma bëri (VIDEO) NULL NULL 04.03.2023 14:14 04.03.2023 14:14 Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli duket të jetë dëshpëruar mbrëmë pasi publiku zgjodhi me votat e tij Vedatin, si banorin më të preferuar të momentit. Xhuli ka thënë se nuk e kupton logjikën e votimit të publikut, ndërsa ka thënë të jetë zhgënjyer me faktin që ai është zgjedhur si “i preferuar”, edhe pse nuk i kishte kërkuar falje për ofendimin e bërë në darkën e të nominuarve. “Thjesht s’mund ta besoj që këso njerëzish janë jashtë që ua ofendojnë çikat, një person që thotë ‘Komandante e Dubait’ edhe iu ikë fjalëve që ka thënë e as nuk kërkon falje. E pamë edhe me video, që e ka bërë pikëpyetje edhe historinë e Melisës”, ka thënë Xhuli pos tjerash. “Qysh një person i keq mund të votohet? As si kërkoi falje Melisës që e bëri të ndihet keq, e as mua”, ka shtuar ajo. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Big Brother VIP Vedati: Nuk kam ardhur këtu me skenare, ato i kam jashtë kësaj shtëpie (VIDEO) 2 months
Big Brother VIP "Kundërshtarëve të mi ua zbuloj anët e errëta, që t'i sheh edhe populli se kush janë", thotë Xhuli (VIDEO) 2 months
Big Brother VIP "Ndoshta po ju pengon, por kam vendosur të jem i qetë", thotë Stresi (VIDEO) 2 months