Xhuli: Nëna ime e kishte burrin në luftë - Stresi thotë "edhe e imja e kishte në burg" (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhuli: Nëna ime e kishte burrin në luftë – Stresi thotë “edhe e imja e kishte në burg” (VIDEO)

NULL NULL
21.02.2023 19:48

Përderisa dy prej konkurrentëve më të komentuar të Big Brother VIP Kosova, Stresi dhe Xhuli po përgatisnin ushqim në kuzhinën e shtëpisë, kjo e fundit ka filluar të flasë për nënën e saj.

Xhuli ka thënë se ndihet krenare me nënën e vet, derisa ka treguar pak nga sakrificat e saj duke shtuar faktin se i ati i konkurrentes kishte qenë edhe pjesë e luftës.

“Mbaj mend kur ishim të vegjël, bënte bukë për gjashtë fëmijë. Vinte nga puna, luante me neve me konop, e bëntë bukën e ëmbëlsira. Ku të mos jem e lumtur me një nënë të tillë? Ku të mos jem krenare? Plus burrin në luftë, ka qenë sokoleshë”, ka thënë Xhuli pos tjerash.

Ndërkohë, Stresi është inkuadruar në temë duke thënë se “edhe nëna e tij kishte pasur sakrifica të shumta”, veç se për dallim nga Xhuli, babai i Stresit kishte kaluar kohë në burg.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

 

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.