Xhuli: Kam energji të tepruar dhe çka bëj këtu është vetëm 5% nga ajo që bëj jashtë (VIDEO) NULL NULL 25.01.2023 10:25 25.01.2023 10:25 Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Blasta dhe Xhuli kanë zhvilluar një bisedë rreth punëve të shtëpisë dhe energjisë së theksuar të kësaj të fundit. Blasta është ankuar për orarin e çrregulluar të gjumit, ndërkohë Xhuli ka folur për fiksimet e saj mbi larjen e rrobave dhe përgatitjen e ushqimit. “Në lavanderi nuk kam qejf me mu përzi, sepse pastaj të lara e të palara nuk dihet nga sa po shkon pasuli. E vesh teshën, e din që e ke të pastrume, të hekurosur e të lame, i vjen era lule ‘fresh’, xhenet i vjen era. Edhe bukën kam qejf pastër me e bë, nuk mund të ha prej duarve…”, ka treguar Xhuli. “Kam shumë energji, këtu qa bëj punë është vetëm 5% qa bëj në jetën reale. Jam mësuar të flej më pak, e kur po flej nga 8-9 orë po bëhem ‘llom’”, ka shtuar pos tjerash ajo. Për detaje të tjera, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Big Brother VIP Besi i Big Brother “harron” aktrimin sfidohet por a ia doli me sukses? (VIDEO) 1 month