Xhuli drejtuar Mbresës: Mos mi derdhë lotët ndër sytë e këtyre, armikut s’i tregohen pikat e dobëta (VIDEO) NULL NULL 08.02.2023 01:44 08.02.2023 01:44 Banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli gjatë mbrëmjes së sotme nuk i ka kursyer këshillat duke e motivuar Mbresën të vazhdojë tutje në lojën e saj, pas një sërë ankesash të kësaj të fundit mbi sjelljet brenda shtëpisë. Pos tjerash, Xhuli i ka kërkuar Mbresës që të mos qajë në praninë e banorëve të tjerë, pasi që siç u shpreh ajo “armiku nuk guxon t’i dijë pikat e dobëta”. “Kokën lartë dhe nuk dua të të shoh duke qarë, nuk mi derdh lotët ndër sy të këtyre, sepse si të shohin lotët ata e dinë se ku të prekin dhe ku të përdorin. Nuk bën t’ia tregoj armikut pikat e dobëta” , i ka thënë Xhuli, Mbresës. Por, çfarë tha Mbresa lidhur me këto “motivime”, e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
Big Brother VIP Nuk e mbaruan në kohë, por nuk u dorëzuan - banorët përfundojnë sfidën e Art Motion (VIDEO) 2 months