Xhuli drejtuar Brunos: Çfarë Atdheu mbjellë, do të korrë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhuli drejtuar Brunos: Çfarë Atdheu mbjellë, do të korrë (VIDEO)

NULL NULL
02.02.2023 00:17

Çifti i krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Xhuli dhe Atdheu duket të jenë hidhëruar.

Këtë, dyshja e shprehen edhe gjatë një bisede me Brunon, teksa ky i fundit ka pyetur se pse “Xhuli është me nerva sonte?”.

“Me nerva është, e njoh unë”, ka thënë fillimisht Atdheu.

Por, më pas përgjigje për këtë Brunos i dha edhe Xhuli, e cila e akuzoi Atdheun duke e quajtur në mënyrë indirekte “arsye të hidhërimit të saj”.

“Ky e ka mizën mbas veshit, normal që e kupton. Ai që e bën gabimin vet, e flet dhe mundohet ta kthej. Kjo nuk është ofendim është fjalë e urtë shqipe ‘çfarë mbjellë, do të korrësh’”, ka thënë pos tjerash Xhuli.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.